Për 30 trafikantë, këto janë ditët e fundit të jetës, ndërsa për të gjithë shikuesit, kjo ishte një shfaqje “edukuese” për rrezikun që paraqet marrja me drogë në Vietnam.

Në procesin më të madh anti-drogë ndonjëherë, 21 meshkuj dhe nëntë femra u shpallën fajtorë për zotërim dhe shitje të heroinës, duke marrë dënimin me vdekje.

59 persona të tjerë u shpallën gjithashtu fajtorë për të njëjtat akuza, duke u dënuar me burgim të përjetshëm.

Megjithatë, shteti komunist shfrytëzoi këtë gjyq edhe për qëllime propagandistike, duke transmetuar gjerësisht punimet e gjyqit në televizionet shtetërore.

Të pandehurit, të gjithë pranuan fajin dhe kërkuan mëshirë, përpara se të shpallej vendimi i gjyqit popullor.

Për shkak të numrit të madh të të pandehurve dhe rëndësisë së kësaj çështje, gjyqi u mbajt brenda ambienteve të një burgu.

Binte në sy fakti se të akuzuarit qëndronin midis qindra policëve dhe ushtarëve, të cilët garantuan qetësinë dhe respktin absolut për trupin gjyqësor.

Nga faktet e grumbulluara nga gjykata, u provua se të pandehurit ishin pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës, që shtrihej edhe në Laos e Kinë.

Dënimet me vdekje do të zbatohen në ditët e ardhshme.

Të pandehurit do të ekzekutohen me një injeksion vdekjeprurës.

Gjatë 2012-s, në Vietnam u ekzektuan për krime të ndryshme 86 persona, diçka që ka ndeshur në protestat e përsëritura të organizatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe Bashkimit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA