Basha: Do të vazhdojmë betejat tona

20/01/2014 00:00

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke folur në mbledhjen e
grupit parlamentar të PD-së akuzoi maxhorancën qeverisëse se nuk do të
dëgjojë ndaj kërkesave dhe argumentave kundër që po jep opozita.

“Beteja jonë nisi që me miratimin e Aktit Normativ për Nëpunësin. Kemi fituar simpatinë e publikut me opozitën që po zhvillojmë dhe kemi besimin e plotë që shoqëria shqiptare po i kthen sërish sytë tek opozita”, u shpreh Basha.

Sipas tij, asnjë mashtrim i Qeverisë nuk do të kalojë pa u demaskuar dhe asnjë ligj nuk do të kalojë pa hasur kundërshtinë e opozitës.

“Do të çojmë përpara betejat tona për transparencën dhe kundër arbitraritetit. Do të vazhdojmë betejën që kemi nisur për fshirjen e të dhënave tek tatimet dhe kur hapësirat institucionale të dështojnë do të dalim edhe në protesta”, tha Basha.

Top Channel