Argjentinë, tjetër sulm piranjash

20/01/2014 00:00

Të paktën 10 persona janë plagosur nga një sulm piranjash në një lumë të Argjentinës, aty ku një muaj më parë nga një sulm i ngjashëm u plagosën 60 vetë.

Ngjarja ka ndodhur në lumin Parana të Rosarios, 300 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Buenos Aires. Sipas mediave, të plagosurit kanë dëmtime të lehtë në këmbë dhe duar.

Ekspertët thonë se temperaturat e larta dhe mungesa e krokodilëve të cilët ushqehen me piranja, sjellin sulme të tilla.

Viktimat nga sulmi i piranjave janë shumë të rralla. Në vitin 2011, një 18-vjeçar i dehur u vra nga një sulm masiv i piranjave në Rosario del Yata të Bolivisë.

Piranjat rriten në lumenjtë e vendeve të Amerikës së Jugut, por janë parë edhe në Bangladesh dhe Kinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA