Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Agresorë të panjohur hodhën eksplozivë mes protestuesve antiqeveritarë në Bangkok, duke plagosur të paktën 28 persona.
Eksplozivët goditën aktivistët e shumtë, që po përpiqen të bllokojnë kryeqytetin tajlandez dhe të detyrojnë qeverinë të japë dorëheqjen.
Protestuesit thanë se shumë prej tyre u vunë në ndjekje të agresorëve, por ndjekja përfundoi shpejt, pasi këta të fundit u larguan me motoçikleta, teksa hapnin zjarr ndaj ndjekësve.
Të premten, një sulm i ngajshëm la një person të vdekur, ndërsa situata vazhdon të tensionohet gjithnjë e më shumë në Tajlandë.
Protestuesit akuzojnë qeverinë se drejtohet nga ish-kryeministri, Taksim Shinauatra, që gjendet në ekzil jashtë vendit, ndërsa motra e tij Jingluk, aktualisht kryeministre, është thjesht një kukull.
Sidoqoftë, kryeministrja Jingluk ka refuzuar që të dorëhiqet, ndërsa vendosi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 2 Shkurt, për të qetësuar protestuesit.
Por, opozita dhe demonstruesit e dinë se kanë pak shance në zgjedhje, dhe pesë disfatat e fundit janë një shembull i mirë për këtë, prandaj kërkojnë një ndryshim të përgjithshëm të sistemit dhe menaxhimin e tranzicionit nga një këshill popullor.
Top Channel