Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi, ka deklaruar se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Policia e Shtetit po fshehin krimet e rënda që po ndodhin në vend.

“Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit kanë arritur të fshehin për tre ditë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Mamurras, ku brenda Postës së Policisë është plagosur një shtetas. Duke ndjekur porosinë politike të ministrit Tahiri, “po nuk doli në media, krimi nuk ndodh”, policia nuk e ka raportuar dhe nuk e ka bërë publike ngjarjen”, theksoi Vorpsi.

“Në mënyrë të përsëritur po zbardhen krime që policia e Tahirit i mban të fshehta”, shtoi Vorpsi, e cila ftoi Policinë e Shtetit “të ushtrojë përgjegjësitë e saj për të siguruar rendin, të bëjë transparencë e të zbatojë ligjin dhe të qëndrojë larg lojërave politike të Ministrit e Kryeministrit për të transformuar realitetin e rëndë kriminal”.

Top Channel