Një zbulim është bërë nga arkeologët amerikanë në
Egjipt, të cilët kanë gjetur në Abidos, në jug të vendit, varrin e një
faraoni deri më sot të panjohur.

Bëhet fjalë për Senebkay, një sovran i gjatë 1.85 m e që mbretëroi rreth vitit 1650 pas Krishtit.

Ministri i Antikitetit, Mohamed Ibrahim, duke njoftuar zbulimin ka nënvizuar se nuk kishte pasur më parë konfirmim për ekzistencën e Senebkay.

Gjithësesi, gjurmë të emrit të tij figurojnë në “Papirusin e Torinos”, ose siç njihet ndryshe “Papirusi i Mbretit”, që ruhet në muzeun e qytetit verior të Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA