Restoranti tajlandez ndalon puthjen

18/01/2014 00:00

“Kujdes! S’lejohet puthja në këtë lokal”. Normativa për të ndaluar
puthjen në publik nuk është vendosur në një objekt kulti, në një shkollë
apo institucion tjetër, por në një restorant tajlandez në Vienë.

Kjo masë, që ka tërhequr vëmendjen e mediave, ka sjellë shumë debate dhe me siguri do t’i bëjë publicitet lokalit aziatik, që ndodhet në lagjen numër 3 të kryeqytetit austriak.

Përkrah mesazhit kërcënues “ndalohet puthja” ndodhet edhe një kod i ashpër sjelljeje që parashikon: jo veprime të turpshme dhe biseda me zë të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA