‘Roboti alla James Bond që të kthen ne peshk’, e kanë quajtur mediat
maskën e veçantë Triton, krijuesit e së cilës premtojnë frymëmarrjen nën
ujë pa qenë nevoja e pajisjes me bombola oksigjeni.

Nga pjesa qendrore e mekanizmit dalin dy zgjatime qe supozohet te kryejne nje funksion te ngjashem me ate te velezave. Materiali perberes i ketyre kraheve permban gropeza te vogla ku thithet uji dhe hapesira te vecanta ku shkeputet oksigjeni, ndersa pjesa tjeter e ujit nxirret prape jashte, çka i lejon perdoruesit te marre fryme pa e ndaluar notin.

Sistemi pastrues i ajrit e ka nxjerre 007-ten nga disa situata te veshtira. Por nje projektues koreano-jugor e pa mekanizmin e superspiunit si frymezim per te krijuar nje robot qe sic thuhet, ne çast do ta shnderroje perdoruesin ne njeri-peshk. Per te perdorur Tritonin, notarit do t’i duhet te mbertheje me dhembe nje gojez plastike.

Duke perdorur nje mikro-kompresor vertet te vogel, por shume te fuqishem, sistemi arrin te perftoje nga uji oksigjen e ta depozitoje ne minirezervuaret e tij. Bateria ushqyese eshte rreth 30 here me e vogel se ajo normale, por karikohet 1.000 here me shpejt. 

Ideatori i ketij mekanizmi, Jeabyun Yeon, beson se ai do te ndryshoje mendimin e njerezve per ujin. Produkti eshte megjithate ne faze eksperimentale dhe te interesuarve do t’u duhet te presin ca perpara se ta gjejne ne treg. Vete Yeon e pershkruan si “mekanizem” te se ardhmes, i cili nje dite do te zevendesoje te gjitha pajisjet e zhytjes.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA