Pitoni gëlltit gazelën
16/01/2014 00:00
Afrika është habitati i disa prej predatorëve të njohur për aftësitë dhe rrezikshmërinë, dhe njëri prej tyre është edhe pitoni, gjarpëri që në kulmin e tij arrin në disa metra gjatësi.
Një grup vizitorësh kapën në aksion duke ngrenë një gazele një piton rreth 5 metra të gjatë. Filmimi është regjistruar në Botsvana. Zvarraniku mbyti me fuqinë e jashtëzakonshme të muskujve të trupit prenë e tij dhe më pas nisi procesi i gjatë dhe i stërmundimshëm i gëlltitjes.
Grupi i vizitorëve u bë dëshmitar i saj, që zgjati rreth 45 minuta.
Pitonët janë ndër kafshët më të rrezikshme në Afrikë. Preja e tyre e preferuar janë gazelat dhe krokodilët dhe një i tillë u mjafton për 1 javë.
Top Channel