Sesioni i ri parlamentar ka nisur pa konsensus. Ashtu siç pritej,
reforma e re e ndarjes territoriale të vendit, nuk është mundur të
miratohet për t’u përfshirë në kalendarin trejavor të punimeve të
Parlamentit, pasi propozimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm i është
dhënë opozitës vetëm pak përpara mbledhjes.

“Ne kemi rezervat tona, sepse na propozohet ngritja e Komisionit nga një parti që në fakt ka treguar deri më sot nuk ka pikën e besueshmërisë në realizimin e marrëveshjeve. Perspektiva e një bashkëpunimi me kryeministrin Rama duket e zymtë. Për fat të keq unë e di që kanë ndërhyrë edhe ndërkombëtarët që të arrihet një marrëveshje të tillë, por nuk e di edhe ndërkombëtarët a kanë më besim te zoti Rama”, tha kryetari i grupit kuvendor demokrat, Edi Paloka.

Kerkesa, e bere nga kryeparlamentari Meta dhe propozuar nga kreu i grupit socialist, per ngritjen e komisionit ‘ad hock’, eshte shtyre per t’u disktuar ne nje tjeter mbledhje te merkuren e javes qe vjen. Kjo kohe i lihet opozites ne dispozion per t’u njohur me kërkesën dhe për të vendosur nese do te behet apo jo pjese e procesit, per te cilin demokratet shfaqen rezervat dhe mungese besimi tek bashkepunimi me mazhorancen.

“Ne jemi për një reformë territoriale, e mendojmë të domosdoshme. Por sigurisht që nëse ajo reformë do të bëhet, duhet të bëhet sipas kushteve të caktuara dhe sipas një tradite të konsoliduar që reforma të tilla të bëhen absolutisht me konsensusin e plotë të të gjitha palëve. Në rastin më të vogël, kur nuk ka konsensus asgjë nuk mund të kalojë. Ka një propozim që ne duhet ta njohim fillimisht. Unë sapo e kam marrë në dorë për ta lexuar të paktën, se as për këtë nuk kemi patur kohë”, tha Paloka.

Top Channel