Momenti kur rrufeja lë të vdekur në vend 36-vjeçaren braziliane

16/01/2014 00:00

Një grua braziliane ka vdekur në vend para syve të familjes së saj pasi është goditur nga një rrufe në plazh.

36-vjeçarja Rosangiela Biavati, nënë e një fëmije, ka humbur jetën në Guaruja të Sao Paulos. Fotoja e parë tregon viktimën që po i drejtohet ujit me duart drejt djalit 11-vjeçar, duke i thënë atij që të dalë nga uji pasi po afron stuhia.

Fotoja tjetër tregon rrufenë që ka goditur edhe pse pamja pengohet nga një makinë Mitsubishi e parkuar në breg.

Gjithsesi, rezultati tragjik është i qartë në dy fotot e tjera që tregojnë disa burra duke u munduar t’i shpëtojnë jetën fatkeqes dhe duke tërhequr trupin e pajetë.

“Moti po përkeqësohej dhe ne vendosëm të largoheshim. Unë po vendosja çantat në makinë dhe fëmijët ishin në det. Gruaja shkoi t’i thërriste dhe kur ktheva kokën, e pashë të shtrirë në tokë. U shokova”, tha bashkëshorti i saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta