Të dish të gatuash mirë e të kujdesesh për veten është e rëndësishme! Me këto modele është rritur Remisa Agolli e Alis Idrizi. Vajza të reja, të cilat kanë thelluar njohjet e tyre për pasionet që ato kanë.

Remisa Agolli studion në vitin e tretë kimi, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Që e vogël kishte kuriozitet të mësonte çfare ndodhte në “laboratorin” e kuzhines ku gjyshja e saj kalonte shume kohë dhe kombinimi i përbërsëve përhapte në shtëpi gjithmonë një aromë të mirë.

Provonte vazhdimisht, deri sa vendosi që krahas studimeve të ndiqte një kurs të mirëfilltë kuzhine.

Kuzhina është këndi ku kalon shumë kohë në shtëpi. Gatuan me shume kenaqesi peshkun, mishin e antipastat.

Nuk eshte e shpeshte te degjosh 20-vjeçare te flasin me aq pasion per kuzhinen sa ajo. Mikeshave e tregon vazhdimisht per recetat e reja dhe jane ato te parat qe provojne eksperimentet e saj.

Ndersa Remisa eshte rritur me te shijshmen, Alis Idrizi me të bukurën! E ben grimin e kujdeset per pamjen e saj me lehtesi te madhe.

Kjo sepse ka ndjekur kursin e parukerise e estetikes. Nena e saj eshte parukiere dhe e keshillon vazhdimisht edhe pse Alis tani mund te quhet nje profesioniste, pavaresisht se deshirat e saj profesionale per te ardhmen jane te tjera.

Alis eshte ne vitin e dyte ne gjimnazin “Sami Frasheri”. Eshte fotomodele e dhene pas teknologjise dhe ne te ardhmen do te studioje elektronike.

Juristja me pasion stilimin dhe francezja që po përgatit vetë rrobat për beben e saj

Pavarësisht sfidave me të cilat të përball jeta, gjithmonë është koha e duhur për t’iu kushtuar pasionit!

Ky ishte momenti i duhur per Teuta Tresen për t’iu dhene me kohe te plote stilimit e rrobaqepsise, endrres qe kishte qe e vogel…

Juriste me profesion, pas nje karriere ne pozicione te larta drejtuese momentalisht e papune, vendosi t’i jape nje tjeter ngjyrim dites se saj.

Prej muajit Nentor ndjek kete kurs dhe siç thote mesuesja e saj, Sofi eshte me kuriozja e klases e nuk rresht se pyeturi.  

Gjithçka ka nisur nga punet e bukura qe realizonte me shtiza e grep nena e saj. Aftesi qe edhe Teuta e fitoi shpejt qe ne moshe te vogel.

Me tej, zgjedhja e saj e pare ka qene gjithmone te ideonte nje veshje e ta qepte perpara se te blinte diçka qe ishte ne seri. Edhe nese ndodhte keshtu, do t’i shtonte nje element patjeter per ta personalizuar.

Ndihet e plotesuar dhe do t’i shkoje deri ne fund, siç ka bere me gjerat qe ka synuar gjithmone!
 
Te njejtin kurs ka ndjekur deri pak dite me pare edhe Perrine Pardoens, francezja qe prej 1 viti e 3 muaj jeton ne Shqiperi.

I duhet te marre disa mungesa e te qendroje ne shtepi pasi e ndan shume pak kohe nga momenti qe do te mbaje ne duar beben e saj.

Si franceze qe eshte e ka stilin ne gen. Perrine i ka dhene gjithmone prekjen e saj veshjes dhe tani erdhi koha qe ta beje ne menyre me profesionale.

Kur mesoi se ishte shtatzene e do te sillte ne jete nje vajze i tha vetes qe do te mesonte te realizonte veshje posaçerisht per te.

Keshtu nuk hezitoi te rregjistohej e te shkonte çdo dite ne kurs. Sipas supersticioneve, në Francë, veshjet e bebit nuk pergatiten deri sa ai te vije ne jete, e  meqe ky moment eshte shume afer Perrine ka nisur te prese e te qepe  veshjet e para per te.

Eshte shume e lumtur per aftesite qe ka fituar sepse mesuesja e gjermanishtes, gjithmone ka dashur te mesoje gjera te reja.  

Edhe ne France ka ndjekur disa kurse, violine, gjuhe arabe… e shume te tjera dhe nuk do te ndaloje ketu. Nese do te vijoje te qendroje ne Shqiperi ne te ardhmen do te mesoje artin e parukerise dhe estetikes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA