Letra pikëlluese e 12-vjeçares që ndërroi jetë

16/01/2014 00:00

Dy prindër fatkeq amerikanë bënë publike letrën prekëse të vajzës së tyre 12-vjeçare që ndërroi jetë në fillim të janarit nga komplikacionet e shkaktuara nga pneumonia.

Taylor Smith nga Johnson City në Tenese ndërroi jetë më 5 janar, duke lënë pas dy prindërit dhe vëllain e saj më të madh.

Në letër vogëlushja i drejtohet vetes, duke i kërkuar që në kapak të zarfit që letra të hapet më 13 prill të 2023.

Prindërit e saj, cifti Smith, të pikëlluar nga humbja e madhe gjetën letrën teksa po kërkonin mes sendeve në dhomën e 12-vjeçares. Ata gjetën forcën ta bënin publike këtë letër në rrjetet sociale për të frymëzuar fëmijë dhe prindër të tjerë me mesazhin se jeta është e bukur.

“E dashur Taylor, si është jeta? 10 vite më parë ajo ishte e thjeshtë. Urime në diplomimin tënd në shkollën e mesme, nëse s’je diplomuar ende, këmbëngul dhe merre atë diplomë. Ke shtëpinë tënde? Nëse jemi në kolegj, cfarë dege jemi? Për momentin ëndrra ime është drejtësia. A vazhdon të transmetohet Doctor Ëho? Nëse jo, si përfundoi?”, nis letrën drejtuar vetvetes 12-vjeçarja.

“Mos harro kanë kaluar 10 vite që kur u shkruajt kjo letër dhe shumë gjëra kanë ndodhur, për mirë dhe për keq, por jeta i ka këto dhe ne duhet ta jetojmë atë”, shkruan ajo.

Mes lotësh i ati i saj tha për NBC se dëshironte të ndante me të tjerët letrën e vajzës së tij për të treguar se sa njeri i mrekullueshëm ishte, ndërsa nëna e vogëlushes rrëfeu se në adresë të tyre kishin mbërritur me qindra letra nga prindër të tjerë që i falenderonin për letrën e publikuar, që i kishte inkurajuar për të dashur akoma më shumë fëmijët e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA