Fotot shokuese të marinsave amerikanë (KUJDES! Pamje të rënda!)

16/01/2014 00:00

Foto shokuese të ushtarëve amerikanë duke djegur rebelë irakianë janë publikuar ditën e mërkurë. Pamjet janë jashtëzakonisht të rënda dhe mendohet se janë shkrepur në Falluxha gjatë vitit 2004.

Dy prej fotove tregojnë një marins duke hedhur benzinë mbi trupin e një armiku të vdekur e më pas shihen eshtrat në flakë. Dy të tjera tregojnë trupin e karbonizuar pas djegies.

Imazhet e tmerrshme janë ekskluzivitet i faqes TMZ që ia ka dorëzuar këto imazhe Pentagonit javën e kaluar. TMZ bën të ditur se Komanda Qendrore po i analizon pamjet dhe do të nisë hetimet.

Shumë nga fotot, përfshirë njërën ku një qen po ha trupin e një rebeli, nuk janë publikuar pasi TMZ i ka konsideruar tepër të rënda për publikun.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se fotot tregojnë se është shkelur Kodi Ushtarak, i cili nënvizon se nuk duhet abuzuar me eshtrat e të vrarëve.

Komandanti Bill Speaks, nga Sekretariati i Mbrojtjes, tha për ‘Daily Mail’ se ka nisur hetimi për vërtetësinë e fotove, rrethanat në të cilat janë bërë dhe identifikimin e marinsave të përfshirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA