Bullgaria mbështetje integrimit të Shqipërisë

16/01/2014 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe homologu i tij bullgar Rosen
Plevneliev e vunë theksin tek bashkëpunimi aktiv për të arritur
objektivin e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për
Bashkimin Europian në muajin qershor.

Presidenti bullgar ishte i qarte sa i takon pozicionit te vendit te tij lidhur me kete çeshtje.

“E thashë para jush e konfirmoj edhe njëherë se Bullgaria ka mbështetur dhe do të mbështesë prioritetin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen t’ju mbështesim në rrugën tuaj drejt BE-së dhe do të ndajmë me ju gjithë përvojën që kemi. Aktualisht po përgatisim një memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në kuadër të integrim të Shqipërisë, i cili do të nënshkruhet së shpejti”, tha Plevneliev.

“E garantova mikun tim se integrimi europian mbetet synimi strategjik. Shqipëria do të vazhdojë reformat bazuar në rekomandimet e Komisionit dhe do të bashkëpunojë me ngushtë me partnerët tanë europianë. Besoj se Bullgaria, si vend me histori dhe eksperiencë të ngjashme, do të vazhdojë të jetë një zë i fortë mbështetës që Shqipëria të marrë statusin kandidat në qershor të vitit 2014”, tha Nishani.

Gjithashtu kreret e shteteve folen edhe per domosdoshmerine e rritjes se bashkepunimit ne nje sere sektoresh prioritare per dy vendet, nder te cilet projektet energjitike dhe ato infrastrukturore.

Ndërkohë Presidenti Nishani u shpreh pro edhe një reforme në drejtësi, por ajo siç ai theksoi nuk duhet të sjellë një kontroll të politikës mbi të.

Top Channel