Enxhi është bebja e parë e ardhur në jetë mëngjesin e këtij 1 Janari, në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë.

Bekimi i foshnjes qe shkel e para rrugetimin e jetes ne nisjen e nje viti te ri, tashme eshte kthyer nje tradite zyrtare.

Dhe duket sikur keto femije vijne ne jete me nje ogur te mbare, veçanerisht per familjet e tyre.

Gashirja, gjyshja e vogelushes 2 javeshe tashme ndan me ne momentet kur ardhja e 2014 trokiti bashke me Enxhin.

“Ishte disi e papritur se ndodhi për Vitin e Ri. Sa mbaruam së ngrëni, kur nisen e kapën dhimbjet dhe e dërguam në maternitet për të lindur”, tha ajo.

Thonë se babagjyshi është një mit, por në rastin e Esterit, motres 5- vjecare te bebes se pare te ketij viti, duket sikur ai te kete ekzistuar vertet.

Këte vit, Esi i kishte kerkuar babagjyshit nje dhurate te pazakonte, qe mrekullia e deshi te vinte fiks ne oret e festes.

“Babagjyshi më solli në mëngjes një motër”, shprehet 5-vjeçarja.

Edhe pse Enxhi eshte femija i dyte i familjes dhe edhe pse per te dyten radhe ajo ishte nje vajze, datelindja e saj do ta beje te vecante ardhjen e saj ne jete.  

“Dita e ndërrimit të viteve do të mbetet dita më e shënuar për ne. Është vajza e dytë për familjen tonë, por është e sigurt që ditëlindja e saj do të festohet gjithmonë në mënyrë madhështore”, thotë nëna e fëmijëve, Eranda.

Enesi, 3-vjeçari i lindur mbrëmjen e ndërrimit të viteve

Enes eshte nje djale shume i gjalle dhe nje femije qe percjell shume dashuri.

Ai sapo ka fikur mbi torte qiriun me numrin 3. Dhe a e dini ne cilen date? Ne daten 1 janar.

3-vjeçari është bebja e pare e ardhur ne jete per vitin 2011. Viti i Ri bekoi ate vigjilje çiftin Anila dhe Mahmud Bekmez me nje jete te re, nje djale i cili gjallon gezueshem cdo dite te jetes se tyre.

Ata e pagezuan me emrin Enes, qe do te thote besim ne Zot dhe Zoti e deshi qe ai te vinte ne nje dite te vecante.

“Unë e doja në një ditë me Vitin e Ri dhe ishte shumë bukur që ndodhi kështu”, thotë babai.

Çdo dite qe sjell nje jete te re eshte e bekuar, por kur ajo lind ne nje date qe krijon lidhje kuptimi behet edhe me domethenese. Keshtu edhe per Mahmudin, babain e Enesit lindja e tij ishte si nje ogur i mbare.

“Më duket sikur me ditëlindjen e djalit, viti nis gjithmonë mbarë. Për më tepër, jemi të gjithë pushim në atë ditë”, shton Mahmudi me humor.

Per familjen e re, Enes eshte kuptimi i dites dhe motivi qe i ben te jetojne hareshem.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta