Basha: Po ndërtohet shteti policor

16/01/2014 00:00

Në kremtimin e përvjetorit të 23-të të themelimit të Partisë Demokratike
në Berat, kryetari i opozites, Lulzim Basha shprehu shqetesimin e
demokrateve se Qeveria Rama-Meta po kercenon hapur vlerat e lirise dhe
standardet demokratike.

Sipas zotit Basha kjo eshte Qeveria e vetme ne Europe, qe shperfill vendimet e gjykatave dhe po krijon shtetin policor.

“E përdorin tashmë për të vjelur gjobat,të ligjshme e të paligjshme anembanë vendit, duke vënë edhe norma, si njëherë e njëkohë. Tiranës ia kanë vënë 1000 gjoba në ditë, nuk e di sa e kanë në Berat. Ky është shteti policor dhe jo shteti i së drejtës. Në mënyrë idioteske, ministri ka guximin të sulmojë gjykatat e vendit, pa kuptuar në fakt se terminali i shtetit të drejtësisë është gjykata dhe jo policia”, tha Basha.

Perveçse e akuzoi Qeverine se duke rritur çmimet dhe duke mos hapur vende te reja pune, po mbjell çdo ditë varfërim dhe mjerim për shqiptarët, zoti Basha vuri ne dukje ate qe e quan paaftesi te Qeverise per te siguruar rendin publik.

“Policia e Shtetit përdoret për çdo gjë tjetër, përveçse për sigurinë e qytetarëve, sigurinë e jetës së tyre, pronës, fëmijëve të tyre. Efekti zero! Zero për rendin e sigurinë, zero për financat e shtetit, vetëm shfaqje”, tha Basha.

Ky tur kombetar i kryetarit te Partise Demokratike po sherben edhe si nje faze parapergatitore per strukturat e partise, te cilat do t’i nenshtrohen zgjedhjes me parimin nje anetar, nje vote. Per here te pare, organizatat e grave dhe te rinisë do te kene te drejta te plota ne zgjedhjen e drejtuesve te rinj.

“Duhet hapja e partisë për të përthithur në gjirin e saj të gjithë energjinë pozitive jo vetëm të shtresave tona tradicionale, por të kujtdo, absolutisht të kujtdo që është gati t’i thotë shtëpisë së madhe të lirisë, shtëpia ime dhe kjo është PD”, tha Basha.

Top Channel