Në ankand “Harley Davidson” i Papës

15/01/2014 00:00

Një motor “Harley Davidson” ka gjashtë muaj që ka mbetur i  parkuar pranë limuzinës që Papa Bergoglio nuk përdor.

E kështu Ati i Shenjtë vendosi të nxjerrë në ankand këtë ekzemplar të vyer për koleksionistët e motorave: një “Harley” model “Super Glyde”, që mbi serbator ka firmën e Atit të Shenjtë. Është një dhuratë që fabrika e famshme i bëri Shenjtërisë së Tij në muajin qershor të vitit të kaluar me rastin e 110-vjetorit të krijimit.

Bëhet e ditur se vlera e motorit është rreth 12-15 mijë euro, shumë që Papa ka vendosur t’ia dhurojë një strukturë që ndihmon të pastrehët dhe të varfërit. Organizatorët e ankandit kanë edhe një xhup lëkure të firmosur nga Papa, e cila do të shitet më pas. Ankandi është në program më 6 shkurt në Paris.

Nuk është hera e parë që sende të Papëve apo kardinalëve përfundojnë në ankand me synim financimin e veprimtarive të bamirësisë. Edhe Papa Vojtila e kishte këtë zakon. Ai jepte për ankande dhurata që i bënin, shumica me karakter fetar, jo “Harley Davidson”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA