Makinat e krijuara me kanaçe
15/01/2014 00:00
Një mësues teknologjie shumë krijues ka vendosur që kanaçet e birrave dhe pijeve freskuese mos t’i hedhë tek koshi i mbeturinave, por me to të krijojë makina të mrekullueshme në miniaturë.
Sandy Sanderson nga Zelanda e Re ka tetë vite që krijon makina të detajuara nga kanaçet e aluminit.
Në vitin 2006 ai krijoi makinën e parë duke përdorur vetëm 8 kanaçe. Që nga ajo kohë, Sandy ka vazhduar të shtojë koleksionin e tij duke i kushtuar shumë vëmendje detajeve si timoni, pedalet apo motorri.
Në faqen e tij të internetit, ai ka shpjeguar se për disa makina i janë dashur edhe 30 kanaçe.
Top Channel