Makina e lindur nga një lojë kompjuteri

15/01/2014 00:00

Toyota ka zbuluar makinën e saj të re pasi fillimisht e ka provuar në një lojë kompjuteri. Firma japoneze përdori lojën e Sony-t me titull Gran Turismo për të sjellë në jetë supermakinën që quhet FT-1 dhe që u prezantua në Ekspozitën Ndërkombëtare të Makinave në SHBA.

“Bashkëpunuam me ekipin e Gran Turismos për të zhvilluar konceptin tonë”, tregon Alex Sheen, përgjegjësi i pamjes së jashtme të makinës sportive.

Kjo makinë ka një bukuri të jashtëzakonshme dhe dizajni i saj është njëkohësisht edhe shumë funksional pasi optimizon performancën aerodinamike.

Gran Turismo është një nga lojërat me makina më të suksesshme në historinë e video-lojërave. Viti 1998 ka qenë viti i debutimit të kësaj loje dhe në vitin 2013 shiti 70 milionë kopje në të gjithë Botën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta