Hapat e rënies në dashuri… sipas dy vajzave të klasës së dytë

15/01/2014 00:00

Rënia në dashuri është një temë që është prekur nga mijëra poetë, këngëtarë apo shkrimtarë. Tani, edhe 2 vajza të klasës së dytë kanë dhënë këndvështrimin e tyre për këtë fenomen.

Shkrimtari Ted Scheinman, nga Chapel Hill e Kalifornisë Veriore, publikoi në Twitter një foto të një letre të shkruar nga nxënëset e motrës së tij, të cilat kanë rreshtuar 24 hapa të procesit.

Hapat përfshijnë: “shikimi i njëri-tjetrit”, “kërcimi së bashku” dhe “të futurit në shtrat për të bërë seks”.

E habitshme është që shumë prej pikave flasin për seksin, gjë që tregon se fëmijët e sotëm shohin shumë televizor. Tek pika 4 lexohet “futesh në shtrat dhe bën seks”, pika e 6 thotë “zhvishesh dhe bën prapë seks”, ndërsa pika e 11 tregon se “duhet të bëni dush bashkë e të putheni”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA