Burri që ka 60 vjet pa u larë

15/01/2014 00:00

Amu Haxhi është një burrë që nuk lahet prej 60 vitesh pasi ka frikë se nëse pastrohet, do të sëmuret keq.

80-vjeçari iranian ka vendosur të mos lahet dhe të izolohet krejtësisht nga shoqëria pasi në rini ka pasur disa zhgënjime emocionale.

Ka pasur tentativa nga banorët e zonës që ta lanin, por i moshuari gjithmonë ka arritur të shpëtojë. Natën fle në një kasolle që ia kanë ndërtuar po këta banorë që janë përpjekur ta lajnë.

Rekordi i “palarjes” mbahej nga 66-vjeçari indian Kailash Singh, i cili nuk ishte larë prej 38 vitesh, por tashmë duket se kemi një rekordmbajtës të ri.

Përveç pastërtisë vetjake, Amu Haxhi ka alergji edhe ndaj ushqimit apo ujit të pastër. Ai preferon të ushqehet me mish të ndenjur dhe pi ujë nga një enë e ndryshkur.

Por, mos mendoni se 80-vjeçari nuk kujdeset për veten. Kur do të duket bukur, ai përdor xhama makinash për të hequr mjekrën (edhe pse e ka bërë shumë rrallë këtë gjë). Ndërsa, kur i zgjaten shumë flokët, ai thjesht i djeg ato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA