Ndërhyrja estetike në hundë e Afërditës

14/01/2014 00:00

“Për vetë profesionin që kam zgjedhur, pamja e jashtme luan rol të rëndësishëm. Jam juriste dhe fotomodele e për këtë arsye dua të perfeksionoj imazhin tim.”

Këto janë fjalët e Afërdita Kryemadhit, vajza e cila vendosi t’i drejtohej klinikës KEIT për një ndërhyrje kirurgjikale në hundë.

Analiza e mjekut italian në konsultën e parë ishte kjo: “Është një hundë paksa e gjatë që projektohet tepër. Pra, në formën komplekse të fytyrës del tepër në krahasim me mollëzat. Nuk përshtatet me fytyrën e vajzës pasi i jep asaj një pamje disi mashkullore dhe më agresive për një fytyrë femërore. Është një hundë që ne duhet ta rimodelojmë plotësisht. Konkretisht, duhet reduktuar gjatësia pasi është tepër e projektuar përpara, duhet niveluar edhe kurrizi që rezulton paksa i ngritur dhe po ashtu duhet rimodeluar edhe maja. Në këtë mënyrë, ne do të kemi një hundë shumë më femërore, shumë më natyrale dhe shumë më të përshtatshme për fytyrën.”

Afërdita thotë se kishte dyshime për rezultatin, por nuk u tërhoq kurrë pasi dëshira për ndryshim ishte shumë e madhe. Pas operacionit, Afërdita theksoi se rezultati i kishte kaluar edhe pritshmëritë e saj: “Ndihem shumë mirë me pamjen e re.”


 
“Tek Afërdita kemi ndërhyrë në pjesën e sipërme, në kurriz, pra duke eleminuar gungën që kishte, në pjesën e bazës si dhe tek maja e hundës. Patjetër që kur punohet në hundë, e cila ka përmasa të vogla dhe forma delikate, duhet që rezultati të programohet me kujdes për të garantuar harmonizimin e gjithë strukturës. Më saktësisht, punohet në katër komponentë: kurrizi, kërcet në formë flete, maja si dhe ngushtimi i bazës së hundës që përftohet nga fraktura e eshtrave anësore. Rezultati përfundimtar është ekstremisht natyral dhe ka eleminuar të gjitha difektet e ndryshme. Kështu që tashmë, pas një viti nga ndërhyrja, mund të themi që situata është tërësisht e konsoliduar dhe rekuperimi i plotë”, shpjegon doktori italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA