Lulja e rrallë vidhet nga kopshti britanik

14/01/2014 00:00

Policia prestigjoze londineze Scotland Yard ka kërkuar ndihmën e
dëshmitarëve eventualë për të zbardhur një çështje shumë të veçantë:
vjedhjen e një luleje shumë të rrallë nga Kew Gardens, kopshtet botanike
të Londrës, ku ndodhen disa prej llojeve më të rralla në botë.

Bëhet fjalë për një ekzemplar të tipit Nymphaea Thermarum, një lule ujore me përmasat e një monedhe që gjeneron një lule të re, fare të vogël.

Lloji konsiderohej i zhdukur gjashtë vjet më parë nga “vendlindja” e tij në jug-perëndim të Ruandës, por një ekzemplar ishte shpëtuar dy vjet më parë dhe ruhej në një serë të kopshtit botanik që mban emrin e princit të Uellsit, nga i cili u zhduk më 9 janar.

Stafi i Kew Gardens ka deklaruar se ndihet tejet i dëshpëruar, ndërkohë që ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që të bëhet fjalë për një vjedhje të qëllimshme nga ndonjë koleksionist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA