Basha: Rama t’i kërkojë ndjesë popullit

14/01/2014 00:00

Lezha është i vetmi qark ku Partia Demokratike u rikonfirmua shumicë në
zgjedhjet e qershorit, por duke qenë edhe një nga qarqet ku pas
rinumërimit të votave, u konstatuan manipulime, kryetari i Partise
Demokratike, Lulzim Basha u bëri një premtim demokratëve të Lezhës.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë më zgjedhje normale në këtë vend, deri sa kjo çështje të zgjidhet përfundimisht dhe sipas standardit të BE. Ky është zotimi im, këtu nga Lezha, në emër të PD dhe gjithë demokratëve”, tha Basha.

Kreu i opozites i kerkoi kryeministrit Edi Rama qe, minimalisht, te beje nje ndjese publike para shqiptareve per ato qe Partia Demokratike i cileson si mashtrime elektorale dhe qe sollen ne pushtet koalicionin Rama-Meta; shendetesine falas, legalizimet falas, uljen e cmimeve dhe uljen e borxhit.

“Ata janë Shqipëria e dredhive dhe mashtrimeve, e shitblerjes, me të cilat erdhën në pushtet, janë Shqipëria e paaftësisë, papërgjegjshmërisë, e ekonomisë së dobët dhe së ardhmes së pasigurt për çdo shqiptar, ata janë Qeveria me të cilën sot çdo shqiptar po paguan e do paguajë më shumë e me të cilën asnjë vend i ri pune nuk hapet”, theksoi Basha.

Ndersa per demokratet ne Lezhe dhe ne Shqiperi zoti Basha kishte vetem nje kerkese; te hapin partine dhe te bashkojne çdo kontribut, si një rruge e sigurte drejt fitores se ardhshme ne zgjedhje.

“Atëherë asgjë nuk mund të na pengojë dhe besomëni, vëllezër e motra, nuk do të na pengojë, të rikthehemi para shqiptarëve, t’u themi se jemi gati të rimarrim përsipër misionin tonë të Shqipërisë me rend e siguri, të Shqipërisë ashtu siç demokratët kanë provuar në ditët më të mira, me ekonomi të fortë, të ardhme të sigurt për çdo shqiptar.

“Stafeta t’i dorëzohet brezit të ri”
Basha në Elbasan, bën thirrje për hapjen e strukturave të PD-së

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi me demokratët e Elbasanit, bëri thirrje për një hapje të re në strukturat e kësaj partie.

Basha tha se PD duhet të përthithë energjinë pozitive të brezit të ri të demokratëve. Nderojmë kontributin e themeluesve, – tha Basha, – por tashmë ka ardhur koha, që brezit të ri t’i besohet stafeta.

Duke përmendur ato, që ai i cilësoi si arritje të 8 viteve qeverisje, Basha akuzoi qeverinë se nuk po mban asnjë nga premtimet elektorale.

Basha theksoi se e majta erdhi në pushtet përmes mashtrimit, si taktikë dhe instrument, dhe shit-blerjes së votës. Ndërsa PD, – tha ai, – u përball me premtime të mbajtura dhe të realizuara, siç ishte projekti madhor i rrugës Elbasan-Tiranë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sulmoi ashpër programin tatimor të qeverisë Rama.

“Qeveria Rama është duke futur duart në xhepat e shqiptarëve”, tha Basha, duke konsideruar qeverinë si përgjegjëse për “rritjen marramendëse të kostos së jetesës në vend”.

“Ne nuk do të pranojmë një qeveri që mbyt qytetarët. Partia Demokratike i kishte çliruar ata nga taksat, ndërsa kjo qeveri po shtrenjton jetesën dhe rrezikon sipërmarrjen ekonomike”, shtoi Basha.

Deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike u bënë me rastin e 23-vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA