
Përmes zëdhënëses, Partia Demokratike akuzoi Qeverinë se vitin 2014 e
nisi me vazhdimin e masakrës, siç e cilësoi ajo, mbi administraten
publike.
Sipas kësaj partie, nëpunës të aftë po largohen për t’ia lënë vendin militantëve politike.
“Partia Demokratike e denoncon këtë masakër të qeverisë ndaj nëpunësve civilë, dhe e dënon këtë akt primitiv, anti-ligjor që shkakton kosto të rëndë sociale për shumë familje, si dhe dëmton rëndë administratën publike, dhe procesin e integrimit europian të vendit.Revanshi i egër politik i qeverisë ndaj nëpunësve civile është edhe më i dyshimtë e i paligjshëm kur dihet se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim kundër aktit të mazhorancës për shtyrjen e zbatimit të ligjit të ri të Nëpunësit Civil. Por asnjë nga këto paralajmërime nuk po e pengon qeverinë të ndalojë fshesën e partiake ndaj administratës civile. Partia Demokratike i kujton urdhëruesve të këtyre akteve të paligjshme se herët apo vonë, do të përgjigjen penalisht për shkeljet dhe për abuzimet qe po bëjnë”, tha zëdhënësja Laura Vorpsi.
Top Channel