Të paktën 9.7 milionë britanikë më 2 janar zgjodhën kanalin BBC One për të ndjekur kthimin në televizion pas dy vitesh mungesë të Sherlock Holmes dhe doktor Watson.

Por niveli i shikueshmërisë së serialit prej 9.7 milionë, një audiencë e denjë për ndeshjet e kombëtares angleze të futbollit, nuk shpjegohet në mënyrë tjetër veçse tërheqjes që në këto kohë të vështira ndjejmë për inteligjencës.

Dhe Holmes, që me siguri është personazhi më inteligjent në historinë e letërsisë, është subjekti ideal i joshjes në masë.

Për këtë arsye, mediat britanike nuk kanë dyshim se mes shikuesve ka pasur legjione adhuruesesh të protagonistit kryesor, që interpretohet nga Benedict Chumberbatch, të cilat nuk humbasin rast për ta parë atë në filma apo shfaqje teatrale, edhe pse personazhi i krijuar nga Arthur Conan Doyle mund të mos u pëlqejë shumë.

Kështu, mijëra adhuruese në vendet anglofone janë pagëzuar me emrin “Cumberbitches”. Nëpër rrjetet sociale ato shprehen praktikuese të përkushtuara të “Cumberlove” dhe në Twitter identifikohen me profilin @Cumberbithces që kalon 100 mijë followers.

Top Channel