Basha: Demokratë, mos u shkurajoni

11/01/2014 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte të shtunën në Vlorë, ku i bëri thirrje demokratëve që të mos dekurajohen pasi do të rikthehen sërish tek fitorja.

Basha tha se qeveria e Ramës ofron vetëm gënjeshtrën dhe mashtrimin. Sipas tij, për çdo dështim në mbajtjen e premtimeve nga ana e qeverisë ka vetëm një përgjegjës, që është kryeministri Rama.

“Mashtrimi dhe gënjeshtra, masat e marra prodhojnë rritje pasigurie, ulje investimesh, rritje çmimesh, etj. Kryeministri i plasaritur vazhdon të shpifë e trillojë.

As nuk do të ketë legalizim falas, ashtu sikundër nuk ka shëndetësi falas. Por ka edhe një fatkeqësi tjetër, kthimin e konfliktualitetit agresiv politik në vend, që buron vetëm nga Edi Rama. Ai është i paaftë, i papërgjegjshëm dhe po mbetet përditë mbrapa shqiptarëve, botës dhe Evropës.

Ne nuk do të përgjigjemi me konfliktualitet dhe urrejtje. Ju qytetarët e Vlorës keni treguar vizionin e demokratëve: edhe pse pësoni një humbje mos u dekurajoni, ju do të ktheheni sërish tek fitorja”, u shpreh Basha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta