Dashuria të shtyn deri në vdekje. Të paktën ky ka qenë fati i një bretkose. Amfibi ngriu në përpjekje për të kaluar liqenin e Oslos në kërkim të një partnereje.

Bretkosa u zbulua nga fotografi Svein Nordrum, i cili po patinonte mbi ujërat e ngrira të liqenit.

“Mendoj se po përpiqej të gjente një të çarë në akull për t’u zhytur thellë në ujërat e liqenit e më pas për të notuar deri tek lumi, por uji ka ngrirë shumë shpejt”, thotë ai.

Ai dërgoi imazhet e tij tek specialistët biologë. Ata thanë se zakonisht këto lloj bretkosash ndërmarrin udhëtimin e gjatë dhe rraskapitës të kalimit të liqenit për në ujërat e lumit në kërkim të partneres apo partnerit, gjatë periudhës së pranverës.

Por bretkosa fatkeqe duket se është gënjyer nga temperaturat e para disa ditëve që ishin një “mini pranverë” dhe ka ndërmarrë udhëtimin. Moti ndryshoi brenda disa orësh dhe temperaturat minimale e kanë zënë ende në udhëtim amfibin e pafat.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta