“Oferta e qeverisë, tritol-politika”

10/01/2014 00:00

Nga Tropoja, kryetari i Partisë Demomkratike Lulzim Basha akuzoi të majtët se po mashtrojnë shqiptarët me premtimet e tyre, ndërkohë që tashmë qytetarët sipas tij i kanë kthyer sytë e shpresës tek të djathtët.

“Mashtrime pa fund, të një burri që as skuqet dhe as zverdhet. Premtoi legalizim falas, nuk ka. Premtoi ulje çmimesh, nuk ka, por ka rritje cmimesh. Premtoi shëndetësi falas, nuk ka. Premtoi heqjen e TVSH-së për ushqimet e shportës, asnjë nuk hoqi. Kjo është qeveria e mashtrimeve”, deklaroi Basha.

Basha u tha simpatizantëve demokratë në 23-vjetorin e krijimit të degës së PD në Tropojë se situata e rendit është shqetësuese.

“Oferta e tyre është “tritol-politika”. Me “tritol-politikën” kanë konceptuar projektin e tyre për kundërshtarin dhe kundërshtimin, si diçka që frikësohet apo zhduket mes shpërthimit dhe pluhurit. Duke denoncuar “tritol- politikën” e Edi Ramës, si një politikë shkatërrimtare që synon të riciklojë konfliktualitetin më të egër në historinë e pluralizmit, ne demokratët i themi Ramës se do të të izolojmë në kullën tënde të barutit”, u shpreh Basha.

Basha u bëri thirrje demokratëve të bashkohen për të kthyer shpresën dhe besimin e shqiptarëve tek e ardhmja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA