Gruaja që ha biftekun e stërmadh për 3 minuta

10/01/2014 00:00

Molly Shuyler ka hyrë në librin e rekordeve Guiness pasi hëngri një biftek me peshë 2 kilogramë për 2 minuta e 44 sekonda. 34-vjeçarja amerikane, nënë e 4 fëmijëve, ka postuar një video në YouTube ku tregohet se si ka arritur të hajë aq shumë mish për aq pak kohë.

Videoja është realizuar në 3 janar dhe në të shihet Molly duke ngrënë me duar. Kur i ka mbetur edhe çereku i biftekut, dëgjohet një person që thotë: “Këtu ndalojnë meshkujt… pasi ka kaluar një orë.”

Rekordi i mëparshëm i ngrënies së një bifteku prej 2 kg ishte 6 minuta e 48 sekonda dhe mbahej nga një burrë që merrej me “body building”, ndërsa gruaja në fjalë është tepër elegante.

Kur u pyet për aftësinë e të ngrënit shpejt, Molly tha: “Është e lindur. Kështu kam qenë përherë dhe kam nisur të marr pjesë nëpër konkurse të tilla vetëm një vit më parë. Me biftekun ishte e vështirë pasi mua nuk më pëlqen mishi.”

Në vitin 2013, zonja Schuyler ka marrë pjesë në më shumë se 20 konkurse të ngrënies së shpejtë në të gjithë Amerikën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA