Qeverisja e 300 ditëve të ardhshme

09/01/2014 00:00

Mbledhja e së enjtes e kabinetin qeveritar Rama i është dedikuar
prioriteve të çdo ministrie për qeverisjen e 300 ditëve të ardhshme.

Këtë e bëri publike për median Milena Harito, ministre e Inovacionit dhe Teknologjisë.

“Bazuar ne eksperiencen pozitive te 100-diteshit te pare, ne jemi besimplote se përmes nje plani konkret për çdo ministri, sigurisht bazuar në programin qeverisës, ne do të jemi në gjendje t’ju përgjigjemi pritshmërive shumë të larta të atyre që na kanë votuar dhe të gjithë shqiptareve”, tha Harito.

Pjesë e diskutimeve e mbledhjes së Qeverisë ishin edhe marrëveshjet që do të firmosin Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës gjatë mbledhjes së përbashkët mesditën e të shtunës në Prizren. Ministrja Harito dha detaje se për çfarë marrëdhëniesh bëhet fjalë.

“Disa marrëveshje do të nënshkruhen nga dy qeveritë, mes të cilave janë: Nenshkrimi i Dokumentit per Bashkepunim dhe Partneritet Strategjik mes dy vendeve; nenshkrimi i Marreveshjes me dy qeverive per Bashkepunim ne Lehtesimin e Tregtise; nenshkrimi i Marreveshjes mes dy qeverive per Bashkepunim ne fushat e Transportit dhe Infrastruktures dhe thellimi i Bashkepunimit dypalesh ne fushen e Integrimit Europian. Gjithashtu kemi edhe dy projekte per Presheven, propozimi per bashkefinancim te pajisjeve mjekesore per Maternitetin e Presheves dhe miratimin e një propozimit per krijimin e Fondit te Perbashket te Zhvillimit per Presheven”, tha Harito.
 
Në përfundim të mbledhjes së dy qeverive, -tha Harito, – Kryeministri Rama dhe homologu kosovar Thaçi do të dalin në një konferencë për shtyp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA