Prestigjozja “New York Times” ka futur në faqen online “native advertising”, një strategji e kontestuar tregtare por gjithnjë e më e përdorur në Shtetet e Bashkuara, që përmban lajme të sponsorizuara nga kompani të ndryshme private e shtetërore.

“Jemi të vetëdijshëm që është një zgjedhje e vështirë, por është e domosdoshme. Megjithatë, do të ketë gjithmonë një ndarje mes punës së redaksisë dhe asaj për krijimin e përmbajtjeve publicitare”, ka siguruar botuesi Artur Sulzberger.

Opsioni “native advertising” sposton reklamën nga vendi tradicional, në bazë të faqeve, në pozicione më organike balancuar me përmbajtjen e lajmit. Për shembull, në mes të një artikulli dhe titujve të tij që kanë lidhje me produktin e caktuar që promovohet.

Spote të tjera do të vendosen brenda një pjese, me mundësinë e përhapjes dhe shfaqjes në bazë të mënyrës se si lexuesi përdor miun e kompjuterit të tij personal.

Lançuar vite më parë nga faqe si Buzzfeed, “native advertisment” imiton mënyrën se si publiciteti ka depërtuar në rrjete sociale si Facebook e Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA