Fundi i lidhjes me këngëtaren e njohur italiane? Balerina shqiptare i jep fund aludimeve me gjestin e fundit
Një vajze nga Zelanda e Re iu bë një surprizë tejet e pakëndshme në mbrëmjen e fejesës pasi torta e porositur i erdhi në formën e feçeve.
24-vjeçarja Micaela Harris kishte porositur një tortë shtesë për fejesën, por një mosmarrëveshje mes motrës së saj dhe pastiçieres i prishi mbrëmjen.

Pastiçierja Emma McDonald duket se është mërzitur thjesht për faktin se motra e vajzës që po fejohej nuk kishte specifikuar formën e tortës, por kishte thënë vetëm “e dua me çokollatë”.
Emma vendosi që çokollatën ta çonte në formën e jashtëqitjes dhe sipër i vuri një flamur ku shkruhej “Ha m…!”
“Nuk pendohem fare për atë që kam bërë. Ajo e meritonte”, tha pastiçierja për ‘Herald on Sunday’.
Top Channel