
Ata konsiderohen si objekti i ardhshëm i domosdoshëm për dhomën e ndenjies në shtëpitë tona, por ekspertët paralajmërojnë se modelet e fundit të televizorëve të lakuar mund të mos vlejnë sa çmimi që kanë.
Prodhuesi “LG” ka treguar ekranet e lakuar në panairin CES të Las Vegasit këtë javë, ndërsa “Samsung” ka prezantuar ekranin që me një të shtypur butoni mund të kthehet nga i lakuar në të sheshtë dhe anasjelltas.
Kompanitë deklarojnë se këto produkte ofrojnë një eksperiencë më të ngjashme me kinemanë. Joe Stinziano nga “Samsung” tha se fusha më e gjerë e shikimit dhe efektet panoramike tërheqin shikuesit.
Gjithësesi, shumë ekspertë nuk janë dakord me këtë teori. “Është një ide interesante, por që zgjidh një problem që nuk ka nevojë të zgjidhet”, deklaron Stuart Miles nga faqja e internetit “Pocket Lint”.
“Në aspektin teknologjik është fantastike, por mua më duhet ende të shoh përfitimet nga një televizor i përkulur. Për mua është vetëm një spektakël”, vijon Miles.
Top Channel