
Delfinët janë kafshë të zgjuara dhe kjo dihet tashmë, madje shumë grupe shkencëtarësh pas vitesh të tëra pune studimore kanë mbërritur në përfundime se ata kanë “karakter të njëjtë me njeriun”.
Delfini ka një sens të zhvilluar loje, kurajoje, inteligjence dhe ndjeshmërie, që të gjitha këto pjesë e njeriut që thuajse gjithë pjesa tjetër e kafshëve s’e ka. Por me sa duket, njeriu dhe delfini nuk ndajnë vetëm karakterin e njëjtë, por edhe veset.
Një studim i një grupi specialistësh britanikë për llogari të një emisioni që transmetohet nga BBC, arriti në përfundimin se edhe delfinët “tymosin” ndonjëherë.
Shkencëtarët dokumentuan se si dy delfinë mbanin në gojë një peshk të njohur për lëshimin e një lënde toksike me aromë të fortë, që e përdor si mbrojtëse ndaj grabitqarëve. Në doza të mëdha kjo lëndë mund të shndërrohet vrastare, ndërsa në doza të vogla krijon efektin e njëjtë që krijojnë lëndët narkotike tek njeriu.
…dhe delfinët tregohen të kujdesshëm që të mos e teprojnë. Pasi ia kalojnë njëri-tjetrit për rreth 30 minuta “peshkun mall”, lëvizjet dhe sjelljet e tyre fillojnë të bëhen të pakuptimta, duke qëndruar pezull në ujë, apo duke lënë veten në “rënie të lirë” drejt fundit të detit…për t’u përmendur e për t’u ngjitur sërish lart, ndërsa peshku i shfrytëzuar prej tyre lihet i lirë, ndryshe nga cdo të ndodhte me peshqit e tjerë me të cilën ushqehen.
Top Channel