Apple dhe kinezët tkurrin Samsung

07/01/2014 00:00

Pas 27 muajsh rritje rekord të fitimeve, kompanisa koreano-jugore Samsung raporton ulje të fitimeve në sektorin e telefonave inteligjentë.

Kompania deklaroi 7.8 miliard dollarë në tremujorin e fundit të vitit 2013, një shifër me e vogël se 8.2 miliard dollarët e deklaruar fitim në tremujorin e parafundit po të vitit të kaluar.

Specialistët e tregut thonë se dalja në treg e dy produkteteve të Apple, iPhone 5S dhe iPhone 5C uli ndjeshëm shitjet e Samsung Galaxy S4. Sipas tyre, shtresa e lartë që mund të përballonin cmimet e majme të Apple zgjodhi pikërisht këto produkte, ndërsa një tjetër faktor radhitet edhe zgjerimi gjithnjë e më shumë në treg i telefonave inteligjentë të kompanive kineze që po konkurojnë suksesshëm me cmimet e tyre të ulta.

Sipas Samsung në 3 muajt e fundit të 2013 u shitën 13 milion Galaxy S4, ndërsa Apple vetëm në fundjavën e hedhjes në treg të 5S dhe 5C shiti plot 9 milion syrësh dhe e mbylli vitin me një total prej rreth 34 milion aparatë të shitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA