
Holanda njihet si një vend i risive dhe liberal. Por nisma e fundit e autoriteteve vendore për të mbajtur pastër rrugët e qyteteve ka shkaktuar debate në vend.
Bëhet fjalë për një projekt që ka nisur zbatimin për mbajtjen e rrugëve të pastra. Në këtë projekt punonjësit janë të alkoolizuar që në vend të pagës për punën e bërë, shpërblehen me një sasi të konsiderueshme birre dhe një vaft falas.
Ideuesit e projektit, pjesërisht i financuar nga qeveria, thonë se politikat tradicionale dhe strikte si ndaj mjedisit ashtu edhe ndaj personave të alkoolizuar nuk janë të efektshme, ndaj ftojnë të gjitha vendet që të ndërmarrin nisma të tilla për aktivizimin e tyre.
Fillimisht numri i vullnetarëve, ose më saktë i punonjësve që do të paguhen me birrë, është 20. Njëri prej tyre është 52-vjeçari Rene.
“Kam katër fëmijë dhe 3 ish-bashkëshorte. Nuk i shoh ata prej vitesh. Ata as që e dinë që ekzistoj apo ku jetoj. Tani më ka mbetur vetëm ai (alkooli). Për 30 vjet në ditë të mira dhe të këqija ai ka qenë aty”, rrëfen Rene për vesin e tij.
Top Channel