Miqësia, e njëjtë tek njerëzit dhe majmunët

06/01/2014 00:00

Shkencëtarët austriakë dhe ata zviceranë kanë dalë në përfundimin se krijimi i marrëdhënieve miqësore është i ngjashëm tek njerëzit dhe majmunët.

Ata kanë studiuar koloni të tëra me shimpanze në dy kopshte zoologjike hollandeze dhe kanë vëzhguar afërsinë që mbanin ndaj njëri-tjetrit. Gjithashtu, frekuenca me të cilën shimpanzetë pastronin njëri-tjetrin nga parazitët ishte një element që u mor si shenjë e miqësisë mes tyre.

Analizat e mëtejshme treguan se shokët e ngushtë mes shimpanzeve kishin karaktere të njëjta. Jorg Massen, nga Universiteti i Vjenës, tha: “Pamë që ata më të shoqërueshmit qëndronin me të shoqërueshëm, ndërsa të turpshmit, me të tjerë të turpshëm.”

Massen shtoi për gazetën amerikane ‘Evolution of Human Behavior’ se “shimpanzetë, ashtu si njerëzit, bëjnë shokë ata individë me të cilët kanë më shumë të përbashkëta.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA