72-vjeçarja me shumë plane për 2014-n

06/01/2014 00:00

Liri Sota është me origjinë nga Fieri, ka qenë mësuese në profesion, është 72 vjeç dhe ka një jetë shumë aktive.

“Shkoj me plan, nuk i le asgje ne dore spontanitetit”’, thotë Liria. Jeton se bashku me nenen e saj 92-vjeçare shikojne se bashku emisione te ndryshme rinore, i tregojne barsaleta njera-tjetres dhe ne asnje moment nuk e kane menduar te jetojne te ndara.

“Gjate 2013-es jam perpjekur te justifikoj veten brenda familjes, t’i sherbej mamase 92 vjeç, lexoj, kur kam kohë studioj gjuhe te huaj”, thotë kjo 72-vjeçare mbresëlënëse.

Në fillim te vitit qe kaloi kishte planifikuar disa udhetime me shoqet ne Dubrovnik, Maqedoni e Mal te Zi. Nderkohe qe shkoi per vizite edhe te djali ne Amerike. Me kete rast i jep edhe nje arsye vetes per te mesuar gjuhe te huaja.

“Italishten e kam ditur, ndersa tani studioj pak me shume gramatike dhe anglishten. Vizitat ne SHBA me shërbejnë për t’i mësuar nipërve shqip”, thotë Liria.

Pikturon, ben portrete dhe shkruan poezi. Per kete vit ka vene ne plan te botoje librin e saj me poezi e te lexoje te gjithe librat qe i kane dhuruar.

“Do vazhdoj te pikturoj, do shoh Stambollin. Do shkoj ne Mars ne Amerike e kam edhe shumë plane të tjera”, shtoi zonja Sota.

Deshiron qe jeta e saj te kete gjalleri, nuk do te bjere pre e monotonise keshtu qe vazhdimisht eshte ne kerkim te ideve te reja, prêt e percjell miq e nuk merzitet kurre prej tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta