Kubë, cmime marramendëse për makinat

04/01/2014 00:00

Në ditët e fundit të 2013-ës, qeveria komuniste në Kubë vendosi që në vazhdën e reformave, radhën ta kishte tregu i automjeteve.

Sigurisht, ashtu si cdo fushë tjetër në vend, edhe tregu më i ri në vend ishte planifikuar të kontrollohej nga shteti, i cili ka vendosur cmime stratosferike për automjetet e prodhuara jashtë.

Kështu një automjet “Peugeot 508”, që në Europë shkon nga 28 mijë deri në 42 mijë euro, në Kuvë kushton plot 200 mijë dollarë.

Rroga mesatare në vendin komunist është rreth 17 euro në muaj. Vetë kubanët mbetën të tronditur nga cmimet që shpejt shuan euforinë që i kapi pas vendimit për liberalizimin e tregut të automjeteve.

Që prej revolucionit të 1959-ës, në Kubë ndalohej hyrja dhe shitja e automjeteve prodhim të huaj. Pamjet nga vendi i Karaibeve tregojnë rrugë bosh dhe tek-tuk ndonjë automjet i dalë kohe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA