
Nuk është shpëndi i llojit më të bukur, por Balaeniceps Rex ose njohur ndryshe si “Sqep Këpuca” për shkak të formës së sqepit të tij është njëri prej atyre lloj gjallesave që popullojnë ende tokën që mund të na thotë shumë për historinë e planetit tonë.
I vetmi habitat ku mund ta gjesh sot janë kënetat e Afrikës dhe në një numër të pakët. Për këtë është shpallur specie në mbrojtje gjuetia e të cilit ndalohet në të gjitha sezonet.
Prej vitesh ky shpend, i klasifikuar fillimisht si lejlek e më vonë pas thellimit të studimeve si pelikan, është vënë në qendër të hulumtimeve të shkencëtarëve që shohin tek ai ngjashmërinë e madhe me dinosaurët prehistorikë.
Në të vërtetë ai ka një ngjashmëri të madhe me mbetjet fosile të gjetura në cepa të ndryshme të botës, me ndryshimin e vetëm përmasat më të vogla.
Një mashkull “Sqep Këpucë” arrin deri në 150 centimetër lartësi dhe deri në 7 kilogram peshë, ndërsa femrat disi më pak.
Top Channel