Shëtitja në momentin e gabuar

03/01/2014 00:00

Një çift britanik u vendos në qendër të kritikave të publikut pas zgjedhjes së momentit të gabuar për të shëtitur buzë detit së bashku me 3 fëmijët e tyre.

Ngjarja ndodhi në Mullion Cove në ekstremin jugor të Britanisë së Madhe. Cifti i prindërve së bashku me tre fëmijët e tyre po shëtisnin në barrierën mbrojtëse ndaj dallgëve pa e llogaritur se një gjë e tillë nuk ishte vendimi i tyre më i zgjuar në një mot të trazuar.

Taksa po ecnin një dallgë gjigante kapërcen barrierën dhe rrezikon jetën e gjithë familjes. Gjithcka është dokumentuar në foto nga një dëshmitar, i cili pohoi se fatmirësisht e vetmja pasojë për familjen në fjalë ishte dushi i ftohtë me ujë të kripur.

Autoritetet lëshuan alarmin dhe bllokuan disa pjesë të shëtitores buzë detit, ndërsa paralajmëruan qytetarët që t’u qëndrojnë larg brigjeve të detit këto ditë, pasi priten të tjera dallgë të forta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta