Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Ashtu sic ka paralajmëruar prej muajsh tashmë, Microsoft do të ndalojë së ofruari përditësime sigurie për versionin Windows XP, më jetëgjati i kompanisë amerikane.
Që prej 8 prillit të këtij viti asnjë serverat përditësuar për këtë version të Windows-it do të shuhen dhe të gjithë kompjuterat që do të operojnë që prej kësaj date e në vazhdim me këtë sistem do të jenë më vulnerabël ndaj sulmeve të piratëve informatikë.
Windows XP debutoi në verën e vitit 2001. Që prej versionit fillestar u pasurua me shërbime shtesë deri tek SP3, ose “Service Pack 3”.
Nën themelet e tij u ndërtua Windows 7, ndërkohë prej më shumë se një viti ka hedhur në treg Ëindoës 8, versioni i fundit i sistemeve të operimit të hedhura prej tij dhe një përpjekje për të mos humbur dominimin global përballë konkurencës së Mac apo sistemeve të tjera duke u përshtatur edhe për për telefonat inteligjentë.
Top Channel