Javën tjetër mbledhja e dy qeverive

03/01/2014 00:00

Lajmi më i komentuar i fundvitit nga analistët është ai i mbledhjes se
dy qeverive shqiptare, të drejtuar nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

Mbledhja e konfirmuar nga Kryeministri i Shqiperise eshte saktesuar edhe nga zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuçi se ajo do te mbahet ne javen e dyte te muajit janar. Perveç nje strategjie te perbashket per bashkepunimin konkret, mes Shqiperise dhe Kosoves ne shume fusha, ne mbledhjen e pare te kabinetit Rama dhe Thaçi qe do te mbahet ne Prizren, do te percaktohet edhe nje fond i perbashket per Luginen e Presheves ne Serbi.

Sa do te jete fondi qe secila prej Qeverive shqiptare do te percaktoje per luginen e banuar me shumice shqiptare, mesohet se do te  percaktohet ne mbledhjen e Prizrenit. Projektet e deklaruara per keto fonde, jane ngritja e nje materniteti dhe nje shkolle atje, premtime te bera edhe gjate fushates elektorale nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Fondi qe eshte i pari qe qeverite shqiptare japin per luginen e Presheves, eshte mirepritur me reagime entuziaste nga drejtuesit locale te Presheves. Ai eshte konsideruar prej tyre i vonuar, por i mireseardhur, duke kerkuar qe ai te jete i rregullt. Analistet kosovare gjithashtu e kane cilesuar pozitiv angazhimin e qeverise shqiptare dhe asaj kosovare, por nuk kane hezituar te heqin vije paralele mes ndihmes qe Serbia jep ne veri te Kosoves.

Meraku i pare i shfaqur eshte sipas tyre, perdorimi i qarte i fondeve per Presheven, Bujanocin e Medvegjen dhe me shume sesa ndihma financiare, shqiptaret e serbise thone analistet e Prishtines duhet te ndihmoje ne permiresimin e te drejtave te shqiptareve atje. Megjithese çeshtja eshte pare delicate, ajo qe eshte e sigurte eshte fakti se per here te pare nje qeveri shqiptare ne Tirane artikulon nje ndihme dhe prezence ne luginen e banuar nga shqiptaret ne Serbi, prej nga shume shpesh raportohen lajme per te drejtat qe iu mohohen si pakice.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA