Alienët të shqetësuar për bombën bërthamore

03/01/2014 00:00

“Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe jo vetëm që ekzistojnë por të paktën katër llojë të tyre vizitojnë herë pas here tokën për t’u siguruar që ne s’do të përdorim bombën bërthamore”.

Kjo është deklarata e as më pak e as më shumë e vetë ish-ministrit kanadez të mbrojtjes, Paul Hellyer. Duke folur për “Russian Today”, ai shprehet me siguri të plotë se jashtëtokësorët ekzistojnë dhe se kanë rritur aktivitetin e tyre në planetin tonë, sidomos dekadat e fundit, fill pas ndërtimit të bombës bërthamore prej nesh.

“Ata kanë shumë frikë se ne mund të tregohemi aq budallenj sa të përdorim sërish këtë armë. Kjo nuk do të na dëmtonte vetëm ne, por edhe ata sepse universi është unik”, tha Hellyer.

Prej shumë vitesh ai vazhdon të deklarojë se nuk jemi të vetëm në univers. Hellyer ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes nga 1963 deri në vitin 1968 në kabinetin e Lester B.Pearson.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta