Prizreni, ndër qytetet më të bukur

02/01/2014 00:00

Qyteti i Prizrenit ndodhet në mesin e 23 vendeve më të bukura në botë të përzgjedhura nga web faqja MSN.COM.

“Lumi Bardh rrjedh nën urën 500-vjeçare të gurit në qytetin e Prizrenit në Kosovë”, është përshkrimi që i është bërë fotografisë panoramike të Prizrenit.

Në mesin e 23 vendeve të ndryshme të botës, Prizreni radhitet në vendin e nëntë. Të tjera vende të bukura të përzgjedhura janë Londra, Greqia, Nepali, Zvicra etj.

Top Channel