Presidenti i Republikës e nisi ditën e parë të vitit 2014, duke uruar misionet paqeruajtese shqiptare në Afganistan.

Kreu i shtetit shqiptar vleresoi rolin e tyre dhe ju drejtua ushtarakeve ne mision se, Shqiperia ndihet krenare me ta. Gjate kesaj ceremonie presidenti nuk harroi te nderonte edhe kapiten Feti Voglin, i vrare ne mision dy vjet me pare.
 
“Jam me ju sepse ju keni paraqitur dhe prezantuar me dinjitet dhe me nderin më të lartë emrin e shqiptarit, keni mbajtur lart flamurin tonë kombëtar. Ne shqiptarët si komb, jemi nga ato kombe që më shumë ndoshta se kushdo tjetër e dimë se sa e vlefshme është liria.Dëshiroj të bëj homazh dhe të përkulem me nderim ndaj kapiten Feti Voglit, por ndaj të gjithë të rënëve nga të gjithë vendet e tjera pertnere që me sakrificën e tyre sublime garantojnë paqen, lirinë, sigurinë”, tha Presidenti.

Drejtpersedrejti nga Kabuli dhe Kandahari, misionaret ushtarake shqiptare kane shprehur gatishmerine e tyre per sherbimin ndaj kombit, ndersa kane uruar te gjithe shqiptaret per nje vit te mbare.

“Zoti President, zoti Shef i Shtabit të Përgjithshëm ju sigurojmë se flamuri kombëtar valëvitet krenar dhe zotohemi se do të realizojmë me dinjitet dhe profesionalizëm për detyrat e ngarkuara në këtë mision”, tha Pali Dakolli, komandant i misionit “Eagle 7”.

Ne videokonfernce ishte i pranishem shefi i Shtabit te Pergjithshem Jeronim Baze dhe ushtaraket me te larte te Forcave te Armatosura.

Top Channel