Divorci, “dhurata” e festave

31/12/2013 00:00

Gëzuar Vitin e Ri e dashur. Po te le! Festat e fundvitit nuk janë moment
i gëzueshëm për të gjithe. Jo çdokush hap shishe shampanje në ditët e
kremtimeve të mëdha dhe në Britani, është shtuar ndjeshëm numri i
divorceve gjatë sezonit festiv.

Sipas mediave vendase, eshte tradite e hershme qe ditet e para te punes pas pushimeve te fundvitit, te kete nje fluks ciftesh qe i drejtohen gjykates per ndarje. Disa firma madje kane nisur te nxjerrin njoftime ne gazete per te ndihmuar ata qe po kerkojne te divorcohen.

Nuk nevojiten kualifikime ligjore per te ditur se sezoni festiv ka ulje-ngritjet e tij. Presioni social per momente sa me te bukura mund te provohet ne fakt shkaterrimtar ne periudhen e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri, duke i kthyer ato qe duhet te jene dite feste, ne kohe zhgenjimesh e shperthimi te zemerimit. Mjaft çifte dhe familje perjetojne çaste te veshtira per shkak se te qendruarit me shume bashke nxjerr ne pah edhe probleme ne dukje te fjetura, por qe nen siperfaqe ziejne prej kohesh, thote Ruth Sutherland, shefe ekzekutive e sherbimit relate.

Pastaj viti i ri eshte edhe koha kur shume prej nesh reflektojne natyrshem mbi jeten dhe kjo i shtyn njerezit te shohin edhe sesi jane zbehur marredheniet e tyre. numri i madh i telefonatave qe marrim ne janar le te kuptohet sa te shumte jane ata qe rishikojne situaten ku ndodhen dhe ku duan te jene, shton sutherland.

Te dhenat me te fundit te Zyres Kombetare te Statistikave ne Britani tregojne se 42% e martesave ne kete vend, perfundojne ne divorc. Shanset e ndarjes jane me te medha ne periudhen ndermjet pervjetorit te katert dhe te tete te marteses, cka i jep besueshmeri fenomenit te njohur dikur “si merzia e shtate viteve”.

Ne kohe te veshtira ekonomike, kur buxhetet e njerezve shtrengohen, nuk eshte veshtire te shohesh edhe tkurrjen e ritmit te divorceve, thone eksperte vendas, por sondazhi i sivjetshem sipas tyre evidenton si arsye kryesore te perfundimit te nje martese, ftohjen e marredhenieve ne çift.   

Top Channel