Të vërtetat që nuk i dini për festën e Krishtlindjeve

26/12/2013 00:00

Fjala Krishtlindje nënkupton Meshën e Krishtit dhe është një përkujtim i përvitshëm i lindjes së Jezu Krishtit.

Miliarda njerëz në të gjithë botën e festojnë 25 dhjetorin nëpërmjet shkëmbimit të dhuratave, kartolinave dhe me imazhin e Shën Nikollës ose Babagjyshit.

Shitjet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e parë për nga numri i konsumatorëve. Në periudhën e Krishtlindjeve shitjet arrijnë shifra rekord që sipas statistikave përbëjnë rreth 1/6 e shitjeve vjetore.

Dhurata

Në vitin 1886, Shtetet e Bashkuara u bënë marrësit e dhuratës më të madhe në histori për Krishtlindje, kur Franca i dhuroi Statujën e Lirisë, 225 tonë dhe 46.5 metra të lartë.

Ndarjet

Sipas studimeve të kryera nga rrjeti social Facebook, dy javët përpara Krishtlindjeve janë koha më e njohur e vitit kur ndahen shumica e çifteve. Ndërsa dita e Krishtlindjeve, nga ana tjetër është dita me më pak ndarje në vit.

Paligjshmëria

Në vitin 1644, Krishtlindjet u deklaruan të paligjshme prej një akti të Parlamentit anglez sepse ishin të lidhura me argëtimin dhe dehjen. Ky akt solli shumë konflikte dhe kur puritanët u larguan drejt Botës së Re e çuan traditën e Krishtlindjeve atje. Për dy dekada në shekullin e 17, Krishtlindjet ishin të ndaluara edhe në Amerikë, por më pas në vitin 1870 ato u shpallën festë federale.

Letrat

Çdo vit, Poli i Veriut merr qindra mijë letra nga fëmijë në të gjithë botën. Vullnetarë prej një fshati të vogël të Alaskës përpiqen t’i përgjigjen çdo letre dhe ta kthejnë në adresën e shënuar.

Mirënjohja

Çdo vit, që prej 1947-s, Oslo i dërgon një pemë Krishtlindje Londrës për t’i shprehur mirënjohjen Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën që i dha në Luftën e Dytë Botërore.

Babagjyshi

Santa Klaus i ka fillimet në një prift të quajtur Shën Nikolas, i cili lindi rreth vitit 270 në një fshat të vogël turk në Patara. Ai ishte bujar me të varfrit dhe legjendat e ndryshme e kanë bërë atë të njohur në shumë kultura botërore.

Pema e çuditshme

Fillimisht e përdorur në një departament dyqanesh për të rritur hapësirën, klientët e pëlqyen idenë dhe vendosën ta bënin të tyren pemën e Krishtlindjeve të kthyer së prapthi. Edhe në shekullin e 12, europianët i varnin pemët e Krishtlindjeve për të përfaqësuar Trininë e Shenjtë.

Lufta e Dytë Botërore

Çdo vit, sezoni i pushimeve të fundvitit fillon tepër herët në qendrat tregtare. Megjithatë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sezoni filloi shumë më herët se zakonisht, pasi familjarët donin t’i blinin dhuratat shpejt për ushtarët në mënyrë që të arrinin në kohën e duhur.

Santa me qira

Çdo vit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës merren me qira afërsisht 20 mijë babagjysh. Megjithatë duket se kjo nuk është puna më e lehtë në botë. Këta babagjysh stërviten si t’ia dalin me presionin në publik, si të sillen me fëmijët e vështirë dhe madje si të mos kenë frymë të keqe goje. Prej këtyre, 7 për qind rezultojnë me dosje kriminale.

Paqja

Në mëngjesin e 25 dhjetorit, në vitin 1914, ushtarët gjermanë në frontin e perëndimit dolën prej vendstrehimit të tyre dhe iu drejtuan trupave aleate, duke i uruar “Gëzuar Krishtlindjet” në anglisht. Më pas ata ndanë së bashku cigare dhe luajtën një lojë futbolli.

Babagjyshi i shpejtë

Sipas UNICEF, në botë ka 2,106 milionë fëmijë nën moshën 18-vjeçare. Sipas llogaritjeve matematikore, babagjyshit i duhet të bëjë 842 milionë ndalesa në mbrëmjen e Krishtlindjeve. Kështu atij i duhet të udhëtojë 221 milionë milje në total. Në mënyrë që të bëjë çdo ndalesë brenda natës, koha kur që atij i duhet të për të shkuar nga njëra shtëpi në tjetrën është 1/500 e një sekonde.

Dritat

Meritën për festimin e Krishtlindjeve me bredha të zbukuruar e kanë gjermanët e krishterë të shekullit të 16, të cilët e praktikuan të parët. Martin Luteri, sipas tregimeve të kohës ishte ai që i nxiti njerëzit t’i zbukuronin bredhat me qirinj. Kjo ide i lindi një natë kur pa yjet të shkëlqenin përmes pemës.

Top Channel